Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Darka e ministrave në Dubai, Flor Binaj ironizon: O mjeshtra kur të ktheheni...

Darka e ministrave në Dubai, Flor Binaj ironizon: O mjeshtra kur të ktheheni...

10:36, 11/01/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur Florian Binaj i është bashkuar kritikëve të videos që u publikua në rrjet, ku ministrat shqiptarë shfaqeshin duke darkuar në një restorant luksoz në Dubai.

Përmes një postimi në Instagram, Binaj tregon një aksident me makinë që ka pësuar në hyrje të Kavajës, ku rruga ka një gropë problematike për drejtuesit e mjeteve. Binaj tregon se ka qenë në makinë së bashku me fëmijët e tij, ndërsa me doza të forta ironie thotë se faturën për rregullimin e rrugës duhet tia çojnë Nusretit.

“O mjeshtra! Kur të vuni nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës në hyrje të Kavajës, se për 15 minuta u bëmë 2 makina me fëmijë brenda që na u dëmtuan gomat dhe disqet. Mos e vrisni mendjen për faturën, çojani Nusretit! Kujdes shoferët që kalojnë këtu”, shkruan Binaj në postimin e tij, ku ka publikuar dhe një foto të rrugës së dëmtuar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco