Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

E zbulon 9 vite më vonë/ Aktori Jude Law e dinte që pandemia do të ndodhte, që në 2011

E zbulon 9 vite më vonë/ Aktori Jude Law e dinte që pandemia do të ndodhte, që në 2011

11:46, 01/12/2020
A+ Aa A-

Pandemia e COVID-19 mund ti ketë befasuar të gjithë por ai që nuk është tronditur aspak  është aktori i njohur Jude Law, sic pretendon të paktën ai.

Aktori britanik në vitin 2011 ka luajtur në filmin triller ‘Contagion’ i cili flet për një sëmundje vdekjeprurëse që shpërtheu dhe për një ekip mjekësh nga e gjithë bota që u thirrën për tu përballur me kërcënimin.

Gwyneth Paltrow e cila luante rolin e ‘pacientit zero’ në film tregoi shpejtësinë me të cilën një virus mund të kthehet në një epidemi globale.

Duke folur tani, nëntë vite më vonë në një përmbledhje të karrierës së tij, në një interivste me video për ‘GQ’ , Jude Law tha se shkenctarët e paralajmëruan atë se një pandemi e ngjashme ishte e pashmangshme.

‘Ekzistonte aboslutisht një ndjenjë që kjo do të ndodhte’ tha aktori duke shtuar:

'Shkenctarët të cilët bashkëpunuan me skenaristin dhe regjisorin e filmit ishin njerëz të stërvitur dhe me përvojë, të cilët e prisnin një gjë të tillë. Ata u shprehen se një gjë e tillë do të ndodhë dhe çështja ishte kur, jo nëse do të ndodhte’.

Nuk ka dyshim se Jude Law  nuk u shqetësua kur dëgjoi për herë të parë për koronavirusin në Kinë . 

"Kur shpërtheu 2020 dhe ne dëgjuam se çfarë po ndodhte fillimisht në Kinë dhe sa shpejt u përhap në të gjithë botën, ra një alarm," tha ai. "Fatkeqësisht, nuk më befasoi shumë."

Në kohën e shfaqjes së filmit, ai fitoi 136.5 milion dollarë. 

Filmi "Contagion’" u vlerësua nga kritikët për komplotin e tij dhe nga shkencëtarët për saktësinë e tij. 

Këtë vit, ai doli përsëri, kur në shumë vende u shpall një gjendje e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit .

Filmi besohet se përmban parashikime tmerrësisht të sakta se si manifestohet dhe përhapet një virus vdekjeprurës dhe si reagojnë qytetarët dhe qeveritë. 

Ai madje ishte në gjendje të parashikonte përhapjen e shpejtë të rrezikshme të keqinformimit dhe mosbesimin e disa njerëzve ndaj ekspertëve.

Jude Law tha se ishte i impresionuar nga mënyra se si Steven Soderbergh dhe Scott Burns parashikuan jo vetëm një pandemi globale , por edhe ndikimin e ... teoricienëve të konspiracionit, të tilla si karakteri që ai luajti, duke mbjellë konfuzion dhe dezinformim.

'Scott dhe Steven kishin bërë shumë kërkime dhe më dërguan vërtet të gjitha llojet e lidhjeve me personazhe të ndryshëm në internet, të cilat grumbulluan ndjekës me iluzione," tha ai.

"Ajo që bie në sy, ndoshta më shumë sesa mënyra e përhapjes së virusit, është mënyra se si personazhe të tillë filluan të shfaqen," tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco