Titujt e vjeshtës, Arlinda Dudaj në ‘Syri i keq’ na sugjeron disa nga librat më të fundit

Titujt e vjeshtës, Arlinda Dudaj në ‘Syri i keq’ na sugjeron disa nga librat më të fundit

19:19, 26/10/2020
A+ Aa A-

Këtë pasdite në emisionin “Syri i keq”, ishte e ftuar botuesja e famshme shqiptare, Arlinda Dudaj.

Gjatë intervistës me moderatorin Kelvin Kadilli, ajo tha se kohët e fundit ka shumë pak njerëz që lexojnë libra, në krahasim me 10-20 vite më parë.

“Koha që një njeri kalon duke lexuar, është koha më cilësore që kalon. Sot mund të themi që lexohet dhe më shumë, pasi ne kemi qasje me informacionin, nëpërmjet telefonit.

Por kur unë them lexim, nënkuptojë leximin e mirëfilltë të një libri, jo vetëm në mënyrë përciptazi.

Unë mendoj se libri kurrë nuk do ta humbas vlerën e vetë. Do të jetë gjithmonë trendi i kohës. Këtu po flas për të gjithë librat në përgjithësi, jo vetëm për letërsi, pasi gustot dhe shijet janë të ndryshme. “

E pyetur për librat e vjeshtës, Arlinda renditi disa tituj librash mjaft interesant dhe që na i sugjeron të gjithëve.

Gjithashtu, Arlinda u shpreh se letërsia bashkëkohore e merr spunton në këto gjëra të thjeshta të jetës, si martesa, divorci, marrëdhëniet njerëzore etj. 

“Unë dua të prezantoj dhe një libër “Fate dhe shtrëngata” nga shkrimtarja amerikane Lauren Groft, është një roman për martesën dhe marrëdhëniet njerëzore, që trajton një temë shumë të përfolur për të gjetur sekretin e një martese të shëndetshme.  

Ndërsa do të sugjeroja dhe librin e tretë të shkrimtares së njohur Isabelle Allende “Pylli i pigmenjve”, që ajo ka shkruar nipërve të vetë, dhe mund të lexohen dhe nga fëmijët. “Pylli i pigmenjve” është fundi i trilogjisë, dhe do ti sugjeroja të tre librat.

Dhe po them edhe librin e Fabio Volos, një nga shkrimtarët më të dashur për shqiptarët “Një dëshirë e madhe për të jetuar” quhet libri dhe aty tregohet historia dhe kriza e një çifti dhe udhëtimin e tyre, fizik dhe të brendshëm, për ta përballuar. 

Këto janë tema të përditshme, që na shqetësojnë të gjithëve. Letërsia bashkëkohore e merr spunton në këto gjëra të thjeshta të jetës,” u shpreh Arlinda./K.H/Syri.net/ 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco