Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Grabitësit e armatosur i futen në shtëpi, modelja qëllon me armë drejt tyre

VIDEO/ Grabitësit e armatosur i futen në shtëpi, modelja qëllon me armë drejt tyre

13:45, 22/10/2020
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë në një shtëpi në Miami, kanë filmuar momentin kur një modele ka mbrojtur familjen e saj nga persona të armatosur që hapën zjarr ndaj bashkëshortit të saj.

Ansley Pacheco, që është një modele shumë popullore në Instagram dhe “OnlyFans”, ishte në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj, kur dy persona mësynë në shtëpi dhe qëlluan drejt bashkëshortit të saj, Daniel dhe miqve të tij në dhomën e ndenjes.

Video tregon modelen 26 vjeçare, që merr pistoletën e saj përpara se të hapë zjarr ndaj dy grabitësve nga dera e dhomës së gjumit.

“Mos qëllo, djali im është këtu,” tha modelja e cila është me mbathje dhe me pistoletën në dorë.

Modelja deklaroi se ata qëlluan rreth 6-7 herë, por fatmirësisht, djali i saj shtatë vjeçar nuk mori asnjë plumb.

Burrat arritën të merrnin bizhuteri të shtrenjta nga shtëpia, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes mes një breshëri plumbash.  / K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco