Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Veprova siç më tha mamaja, e humba virgjërinë që 16 vjeç’/ Habit me deklaratën modelja

‘Veprova siç më tha mamaja, e humba virgjërinë që 16 vjeç’/ Habit me deklaratën modelja

22:30, 17/10/2020
A+ Aa A-

Modelja Megan Barton Hanson i ka habitur të gjithë me deklaratat që ka bërë gjatë një interviste për “The Sun”.

Megan, e njohur për pjesëmarrjen në Love Island ka rrëfyer pa doreza jetën e saj seksuale.

 26-vjeçarja ka zbuluar se e ka humbur virgjërinë, që 16 vjeç pasi i dha leje e ëma. Ajo ka treguar se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me të dhe se nuk kishte pasur probleme të fliste për seksin.

“Mami im dhe unë jemi shumë të hapura rreth seksit. Ajo më tha që është në rregull të kryesh marrëdhënie seksuale pas moshës 16 vjeç. 

Ndodhi një javë përpara ditëlindjes sime të 16 dhe mendova: Është afër mjaftueshëm, nuk e kam thyer premtimin ndaj mamit”, tregoi ajo.

Megan tregoi pa komplekse edhe se kur ka qenë lidhja e parë e saj serioze. “Në fillim nuk i kuptoja njerëzit pse ishin kaq të mahnitur pas seksit, por më pas kuptova që kisha një “lidhje” të fortë me të dashurin asaj kohe”, tregoi ajo.

Modelja britanike ka rrëfyer se i pëlqen asaj të marrë në kontroll situatat, ndërkohë që zbuloi se nuk do ta kishte problem që gjatë marrëdhënies seksuale me partnerin të kishte prezente edhe femra të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco