Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kënga e Jessie J dedikim për aktorin: ‘Le të jemi thjesht të dashuruar’

Kënga e Jessie J dedikim për aktorin: ‘Le të jemi thjesht të dashuruar’

20:39, 22/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Jessie J ka shkruar një këngë, e cila duket sikur flet vetëm për ish-in e saj, aktorin Channing Tatum.

Jessie J dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-ës, pas divorcit të këtij të fundit nga Jenna Deëan dhe u ndanë për herë të fundit në prill.

Sipas The Sun, kënga e Jessie-it "Simply in Love" flet për aktorin, marrëdhënien dhe ndarjen me të.

"Ti je gjithnjë duke ëndërruar për të nesërmen, kurse unë rimendoj të djeshmen

E di që dua të ndjek rrugën tënde, le të bëjmë një premtim për të sotmen,

Mërre me qetësi, bëj hapa të vegjël që të mos prishim çfarë vjen më vonë. Thjesht ji aty, i qetë, që të mos nxitohemi në atë që jemi.

Nëse është përgjithmonë, le të jemi thjesht të dashuruar."- shkruhet në një pjesë të tekstit.

Gjatë një Live-i në Instagram, këngëtarja është shprehur se "kënga është për dikë që sapo e ke takuar dhe do ta marrësh me shpejtësi raportin me të."

"Ndonjëherë, të nxitosh do të thotë të prishësh themelet që ka nevojë një lidhje, prandaj duhet ta marrësh me qetësi dhe të shijosh momentin," përfundoi ajo./Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco