Brenda ‘takimit’ romantik të Ermal Fejzullahut dhe Arjanës

Brenda ‘takimit’ romantik të Ermal Fejzullahut dhe Arjanës

09:19, 10/07/2020
A+ Aa A-

Në shtator të vitit që lamë pas, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, u bënë prindër për herë të katërt.

Ariana solli në jetë vajzën e tretë të çiftit, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Image

Me tre vajza dhe një djalë, Ermali dhe partnerja e tij kanë treguar se janë shumë të lumtur e të plotësuar shpirtërisht.

Megjithatë, duhet ta pranojmë se prindërimi kërkon goxha impenjim dhe kohë, aq më pak kur bëhet fjalë për 4 fëmijë.

Por, për të mbajtur sa më gjallë dashurinë mes tyre, Ermali dhe Arjana duket se gjejnë gjithnjë kohë për njëri-tjetrin, sikundër bënë dhe ditën e djeshme.

Ata kanë organizuar një takim, vetëm për njëri-tjetrin, teksa nuk kanë nguruar të ndajnë momente edhe me ndjekësit e tyre.

Kujtojmë se prej disa ditësh çifti ndodhet në jug, së bashku me miqtë dhe familjen.

Mirëpo, nuk mund të mos shijonin edhe disa momente vetëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco