Sofia Loren me lot në sy flet për Enio Morriconen: Kam mbetur vetëm...

Sofia Loren me lot në sy flet për Enio Morriconen: Kam mbetur vetëm...

09:13, 07/07/2020
A+ Aa A-

Sofia Loren ka treguar dhimbjen e saj të madhe për humbjen e legjendes së muzikës botërore Enio Morricone nga shtëpia e saj në Gjenevë.

‘Fatkeqësitsht gjithnjë e më shumë po qëndrojmë vetëm, të mëdhenjtë po largohen pak nga pak, por është ligj i jetës’ ishin fjalët që aktorja tha për Corriera della Sera duke vazhduar më tej:

'Kalova një mëngjes me të vërtetë të trishtuar sapo dëgjova lajmet fillova të dëgjoja këngët nga të gjithë filmat që ai kishte kompozuar, ato janë të shumta, janë të bukura duke filluar me ato të Sergio Leones që lenë një gjurmë të pashlyeshme brenda teje.

Pjesë nga intervista:

Cili ishte tipari dallues i tij?

Shpirti i tij. Ai ishte një njeri që të falte ngrohtësi me një shpirt vërtet të madh.

A do të dëshironit që ai të kishte kompozuar për një nga filmat e tuaj?

Po patjetër por fatkeqësitsht nuk mund ti kesh gjithçka. Në botën e kinemasë gjërat nuk janë të kontrollueshme.

E keni njohur gjatë karrierës?

Ne u takuam në një natë Gala në Amerikë në një nga ato mbrëmjet zyrtare që mbledh së bashku shumë të famshëm nga kinemaja dhe ishte kënaqësi që arrita të flisja me të personalisht sepse kisha fatin që ai ishte i ulur afër meje.

Çfarë njeriu ishte ?

Njeri i adhurueshëm, i ndjeshëm, i mrekullueshëm gjithashtu dhe i pashëm dhe në tërësi shumë simpatik. Një humbje e madhe. Fatkeqësisht ne po mbesim vetëm, të mëdhenjt pak nga pak po largohen por është ligj i jetës.

A u vlerësua ai nga amerikanët?

Nga amerikanët? Po talleni me mua? Ai u vlerësua nga e gjitha bota, ata të gjithë e vunë re menjëherë sepse ai kishte një shpirt të mrekullueshëm që e bëri atë një njeri të jashtëzakonshëm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco