“Mihrimah” merr të gjithë vëmendjen me pozat nga pushimet

“Mihrimah” merr të gjithë vëmendjen me pozat nga pushimet

22:17, 03/07/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke Pelin Karahan u bë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e sulltaneshës Mihrimah në serialin “Sulltani i madhërishëm”. Tani aktorja është 35 vjeç, e martuar dhe nënë e dy djemve. Së fundmi ajo ka nisur pushimet dhe ndodhet në Bodrum, në shtëpinë e saj atje.

Aktorja po i kalon pushimet së bashku me familjen dhe nuk ka ngurruar të postojë foto nga shtëpia. Pelin është shfaqur në super formë e veshur me rrobabanjo dhe një shall të gjatë.

Fotot e aktores kanë marrë vëmendjen e ndjekësve dhe mijëra pëlqime. Pas ardhjes në jetë të djemve, Pelin Karahan është shkëputur paksa nga aktrimi dhe i është përkushtuar jetës familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco