Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Nuk do e futja në shtëpi një si Elvana!’, Ermali publikon mesazhet private që i çon këngëtarja

‘Nuk do e futja në shtëpi një si Elvana!’, Ermali publikon mesazhet private që i çon këngëtarja

14:08, 03/07/2020
A+ Aa A-

Familja e Ermal Mamaqit po shijon pushimet këtë fillim korriku!

Prej ditësh moderatori dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska kanë publikuar pamje nga momentet më të këndshme në rivierën shqiptare, ku nuk mungojnë as udhëtimet me jaht!

Dhe sigurisht e përditësuar për këtë udhëtim është mikesha më e ngushtë e familjes, Elvana Gjata, e cila merr foto e video live nga pushimet në Whatsapp-in e saj personal.

Por për një foto të fundit, ka plasur “sherri” pasi Elvana ka bërë një koment mjaft ngacmues që Ermalit nuk i ka pëlqyer.

Ka qenë Ermali që i ka dërguar asaj një foto me djalin e tij Jolein, ndërsa Elvana ia kthen: “Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto”.

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit. Ja pra miq…”, shkruan Ermali me humor teksa i bën foto bisedës private.

Image

Kjo sagë zënkash virtuale ka disa ditë që vijon pasi më herët këngëtarja bëri një koment të ngjashëm:

Në një video të ëmbël të Joelit me qenin e ri të shtëpisë, Elvana ka “bullizuar” Mamaqin dhe na shkriu së qeshuri!

“Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”- janë fjalët e këngëtares në bisedën private. Sigurisht këto fjalë e kanë bërë të qeshë Ermalin, i cili shkruan me humor krahas mesazhit:

“SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.”, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer në të qeshura në komente.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Amerikane03/07/2020 14:43

Gjelle qensh, bije kanibale te byrose politike

Shto koment

Denonco