Enca ironizon kolegët: Reagoni edhe për komunitetin rom

Enca ironizon kolegët: Reagoni edhe për komunitetin rom

18:01, 02/06/2020
A+ Aa A-

Shumë artistë shqiptarë kanë protestuar përmes Instagramit për ngjarjen e rëndë raciste që ndodhi në Amerikë.

Por, këta të fundit i ka ironizuar fort këngëtarja Enca Haxhia, shkruan Syri Kosova.

Enca tha se duhet të ngrihet zëri për çështjet që po na vrasin përditë, por duhet shembull të reagohet për komunitetin rom.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur te gjithe njerezit, sidomos artistet shqiptare qe kane postuar fotot e zeza ne profil, te ngriheshin qofte nje here te vetme njezëri per nje ceshtje qe na prek NE. Pse nuk e perdorni zerin aty ku ju degjohet dhe per ceshtje qe ne po na vrasin perdite? Pse nuk ngriheni njehere per komunitetin rom qe eshte prezent tek ne dhe perbuzet cdo dite?! Jooo jeni shume te zene duke postuar cfare poston Amerikani sepse eshte me “trendy”, ka shkruar ajo.

Kurse, në një tjetër postim, ajo shtoi “Jo se nuk me ben pershtypje tema e @blackouttuesday, aq shume me dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon qe qarkulloi… Por do ndihesha HIPOKRITE nese do zgjidhja te Stand UP per nje teme qe nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 ceshtjesh shume me te prekshme per ne, KU TE GJITHE BASHKE NDOSHTA MUND TA BEJME NJE NDRYSHIM. Mendoni rreth saj”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco