Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

U shpërfytyrua nga një plumb gome, Kim K bën gjestin fisnik ndaj protestueses

U shpërfytyrua nga një plumb gome, Kim K bën gjestin fisnik ndaj protestueses

09:57, 02/06/2020
A+ Aa A-

Kim Kardashian është ofruar bujarisht për të ndihmuar një protestuese e cila u plagos rëndë nga një plumb gome gjatë fundjavës.

Ylli i reality show-t u trondit kur pa një foto në Twitter, të një vajze që ishte qëlluar në fytyrë teksa po qëndronte në rrugë duke filmuar gjatë një proteste për George Floyd në Louisville, Kentucky.

Fotoja e shpërndarë në Twitter tregon një vajzë të re me një plagë në ballë dhe syrin e saj të majtë të mavijosur dhe të enjtur.

Image

39-vjeçarja u trondit aq shumë nga pamja saqë premtoi se do ta ndihmonte protestuesen duke i paguar faturën e spitalit. Kjo është zemërthyese dhe shqetësuese. A di dikush nga ju se si mund të kontaktoj me të? Do të dëshiroja ta ndihmoja atë në kujdesin e saj mjekësor nëse ajo ka nevojë”!

Dhjetra njerëz i bënë tag vajzës, e cila e ka emrin Shannyn, në Twitter në mënyrë që Kim të mund të lidhej me të.

Image

Të hënën, Shannyn publikoi një video në Instagram-in e saj për të adresuar akuzat se plaga në fytyrën e saj nuk ishte gjë tjetër veçse makijazh.

Por vajza tha se është gjithçka reale dhe në nder të shumë të pafajshmëve që humbën jetën për shkak të racizmit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco