Pak ditë më parë, në një artikull të revistës Tatler, thuhej se Kate Middleton po ndihej e rraskapitur dhe e zemëruar, pasi Meghan dhe Harry hoqën dorë nga detyrat mbretërore.
Sipas kësaj reviste, një mikeshë e dukeshës është shprehur se William dhe Kate kishin planifikuar të kalonin më shumë kohë me fëmijët, por Harry dhe Meghan ua vështirësuan punën, duke qenë se me largimin e tyre, përgjegjësitë për çiftin e Kembrixhit janë shtuar.
Pas këtyre lajmeve, si rrallëherë, Pallati Mbretëror reagoi me anë të një deklarate, ku i quajti këto lajme të pavërteta.
“Ky artikull përmban një sërë pasaktësish dhe keqpërfaqësimesh false”, -thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.
Kensington Palace makes unusual step of putting out statement to slap down some claims made about the Duchess of Cambridge in @Tatlermagazine:
— Chris Ship (@chrisshipitv) May 27, 2020
“This story contains a swathe of inaccuracies & false misrepresentations which were not put to Kensington Palace prior to publication.”
Kjo ishte diçka e çuditshme dhe e papritur nga ana e Pallatit Mbretëror, duke qenë se nuk reagon pothuajse kurrë ndaj thashethemeve rreth anëtarëve të familjes mbretërore, që duhet thënë se janë me shumicë. Madje, njerëzit online po e quajnë këtë deklaratë të njëanshme, duke qenë se Pallati nuk ka reaguar asnjëherë kur Meghan është sulmuar nga mediat.
© SYRI.net