Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Vajzat e humbasin konkursin, Seher arrestohet, nesër në 'Lule të vetmuara'

Vajzat e humbasin konkursin, Seher arrestohet, nesër në 'Lule të vetmuara'

19:41, 29/05/2020
A+ Aa A-

Gynej i tregon Songylit se babai i tij e tradhëton nënën. Xhenk përpiqet të afrohet me Kaderin por ajo e refuzon. Songyl, Kader, Ejlyl, Xhemre dhe Meral marrin pjesë në një konkurs me vajzat e një jetimoreje tjetër.

Kader, Ejlyl, Songyl dhe Meral arrijnë t’i gjejnë saktë pyetjet falë kujtimeve të tyre të së shkuarës. Xhemre mëson se vajzat e jetimores tjetër janë në gjendje shumë të vështirë dhe vendos t’i ndihmojë. Ajo përgjigjet gabim në pyetjen e fundit me qëllim që të fitojë grupi tjetër.

Neriman nuk e pranon humbjen e vajzave të saj dhe kundërshton. Policia arreston Seherin. Ekrem ndahet nga Banu. Meral së bashku me Feriden dhe vajzat shkojnë në spital për të biseduar me burrin që sulmoi Seherin.

Meral i lutet të tërheqë denoncimin por ai nuk pranon dhe nuk tregon të vërtetën. Kemal mëson se Busra i ka dhënë disqet miqve të saj dhe xhindoset./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco