Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Djali i saj e ka surprizuar për Shën Valentin, Fjodora Fjora: Pa dyshim ishte dhurata më e bukur e jetës sime

Djali i saj e ka surprizuar për Shën Valentin, Fjodora Fjora: Pa dyshim ishte dhurata më e bukur e jetës sime

10:53, 28/05/2020
A+ Aa A-

Fjodora Fjora ka qenë e ftuar pasditen e kaluar tek “Rudina” bashkë me djalin e saj, Alteon, i cili tashmë është rritur dhe e shoqëron mami Fjodorën në daljet e saj publike.

Gazetarja ka folur shumë e emocionuar për Alteon e vogël, me të cilin ka një lidhje shumë të fortë. Madje, Alteo nuk harron ta surprizojë mamin herë pas here me dedikime nga më të ëmblat.

Moderatorja Rudina Magjistari ka sjellë në vëmendje një shkrim që Alteo i ka bërë Fjodorës me rastin e Shën Valentinit, kur sapo kishte filluar të shkruante.

“Unë besoj se ishte e vetmja dhuratë që mora për Shën Valentin, por pa dyshim dhurata më e bukur e jetës sime. Sepse ishte hera e parë që Alteo më shkruante diçka tamam, një dedikim, unë e kam vënë atë në dhomën time, mbi kokën e krevatit, nuk e humb sepse edhe ky e ka shumë fiksim. Sigurisht, ka bërë një yll aty me cepa për t’i treguar mamit të vet se e do shumë dhe më pas edhe unë i shkrova një letër, të cilën nuk e publikova, por në fakt ia dedikova Alteos dhe ia çova si kartolinën e tij për Shën Valentin. Alteo herë pas here më bën surpriza të tilla, duke qenë se ka filluar të lexojë, të shkruajë dhe duke qenë se herë pas here e merr pak malli, herë pas here më bënte nga këto letrat dedikim, sepse me sa duket ajo mungesa e orëve që kalonim bashkë ndiente që të ma tregonte diku. Unë kam shumë kartolina të tilla nga Teo, ku më shkruan gjëra të ndryshme, dhe janë gjërat më të bukura sepse janë kaq të thjeshtë, por aq kuptimplota sa nuk di”, u shpreh gazetarja. Kujtojmë se vet?m pak ditë më parë Fjodora dhe Alteo sfiluan të dy në pasarelë për koleksionin e Joni Peçit dhe vodhën zemrat e të gjithëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco