Aktorja e famshme flet për luftën me depresionin: Kam vuajtur që 14 vjeç

Aktorja e famshme flet për luftën me depresionin: Kam vuajtur që 14 vjeç

12:26, 27/05/2020
A+ Aa A-

Aktorja e famshme, Dakota Johnson ka folur për luftën e saj të gjatë me depresionin në një intervistë të fundit.

Ajo ka treguar se është përballur që në adoleshencë me probleme të tilla dhe ka patur vetëvlerësim të ulët.

“Unë kam mësuar ta shikoj depresionin si të bukur. Si dikush që jeton me depresion, ankth dhe traumë, unë nuk mendoj se mund ta shpjegoj si duhet ndjesinë. Unë kam luftuar me depresion që kur isha 15 ose 14 vjeç. Mendoj se kam shumë komplekse me veten time”.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për situatën e pandemisë dhe sesi ka ndikuar tek ajo.

“Unë po mendoj vazhdimisht për gjendjen e botës tani, çdo ditë. Truri im lëviz me një milion milje në minutë. Mua më duhet të punoj shumë për të qetësuar mendimet dhe emocionet. Terapia më ndihmon shumë”.

Gjithsesi me mbështetje e duhur, ajo ka patur kurajo për t’i luftuar problemet me shëndetin mendor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco