Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Një baba si Lorik Cana, ish-kapiteni e thotë troç: Do e shoqëroj vajzën kudo

Një baba si Lorik Cana, ish-kapiteni e thotë troç: Do e shoqëroj vajzën kudo

20:32, 25/05/2020
A+ Aa A-

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ me emisionin ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’ nga qyteti i Romës, aty ku ndodhet aktualisht me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Gjatë intervistës, Cana ka treguar se ardhja në jetë e vajzës e ka lumturuar shumë dhe i ka shtuar dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke pohuar se ia ka marrë dorën ndërrimit të pelenave. Loriku nuk e fshehu faktin se do të jetë një baba i “rreptë” duke e shoqëruar vajzën kudo në çdo moment. Ndërsa lidhur me raportin me bashkëshorten e tij, Monicën, pohoi se në fakt është shumë liberal, ndryshe nga ajo. I pyetur nga Bieta se cili është vesi i tij më i madh, Loriku tregoi duke qeshur se shumë herë nuk e dëgjon bashkëshorten teksa flet dhe nuk i jep përgjigje. Nga kjo gjë pohoi se i kishte ngjarë edhe djali.

Pavarësisht situatës së krijuar nga ‘Covid 19’, Cana e quajti vitin 2020 vitin e tij pasi ishte ndjerë shumë i lumtur dhe ky fakt lidhet dhe me ardhjen në jetë të më të voglës së shtëpisë, Enkeleidës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco