Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Eva Murati: Më frikëson vala e rikthimit të pandemisë, mezi po pres fillimin e Champions League

Eva Murati: Më frikëson vala e rikthimit të pandemisë, mezi po pres fillimin e Champions League

13:48, 22/05/2020
A+ Aa A-

 Periudha e izolimit, ka qenë mjaft e qetë për të.

Eva Murati ka rrëfyer në emisionin“Kafe shqeto” të moderatorit Flavio Qarrit se ka qenë mjaft e shqetësuar, kur nisi periudha e karantinimit, pasi i ndryshoi komplet rrjedha e së përditshmes.

Asaj i mungon shumë studio, kolona zanore e Champions League, megjithatë kjo do të konpensohet shumë shpejt.

Eva pohoi se ka ndjekur me përpikmëri rregullat dhe nuk ka dalë fare këto kohë.

“Kur i dëgjon lajmet në Shqipëri, të duket sikur pandemia nuk ka ekzistuar kurrë. Ndoshta, unë e kam përjetuar pak më tepër, pasi kam qenë ndër ata njerëz që nuk dola fare. Shoh njerëz që janë takuar dhe shkojnë nëpër kafe. Në fakt, më frikëson një valë e rikthimit të sëmundjes.

Në këto kohë kur dhe videot e moderatores sportive nuk kanë munguar nëpër rrjetet sociale, Eva duket se ende nuk i ka dhënë ritëm ditëve të pranverës, për tu rikthyer si mëparë në aktivitetet e zakonshme.

“Më shqetësoi shumë në fillim. Nuk e kam kapur akoma atë ritmin tim të zakonshëm, që të jem në gjendje të mos mendoj për këtë“, është shprehur ajo.

Ndër të tjera moderatorja ka pranuar se kjo kohë i ka shërbyer për të rikthyer kujdesin ndaj vetes.

“Jam përpjekur të gatuaj edhë më shëndetshëm. Nëse kishte diçka që më bëri mirë nga kjo pjesa e mbylljes ishte se u mora shumë me veten, jo në sensin narcistik, po në sensin e kujdesit ndaj vetes, që përpiqesha të ushqehesha mirë, të bëja gjëra që në ditët e mia të zakonshme nuk kam kohë ti bëj,” është shprehur ajo.

Eva Murati ka pohuar se pushimet këtë herë do të jenë para muajt gusht, pasi përgjatë tij do të jetë e zënë me përgatitjet për Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco