Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Faza e dytë për CR7 është e mbushur me dashuri

Faza e dytë për CR7 është e mbushur me dashuri

13:25, 08/05/2020
A+ Aa A-

Ai u largua nga vila në Madeira ku kaloi ditët e izolimit me familjen e tij duke u kthyer në Torino dhe po pret që që së shpejti të kthehet në stërvitje.

Në pritje të angazhimeve të tij të përditshme Cristiano Ronaldo po i dedikohet me ‘mish e me shpirt’ 4 fëmijëve të tij,  Cristiano Jr, Mateo, Eva dhe Alana Martina.

Kjo duket dhe nga fotoja e publikuar në llogarinë e tij në Instagram  ku krahas saj shkruan: Dashuria më e madhe.

Image

Dhe në fakt CR7 e ka treguar gjithmonë se familja është pasioni i tij kryesor madje më shumë sesa futbolli.

Ai është një baba shumë i dashur dhe nuk harron për asnjë çast t’ju jap fëmijëve të tij përkëdhelje puthje dhe vëmëndje.

Image

Jo vetëm me fëmijët por edhe me partneren e tij Georginën ka dëshmuar se është një partner ideal duke deklaruar dhe dashurinë e tij përmes rrjeteve sociale.

Image

Kujtojmë që para se ai të lidhej modelen 24 vjeçare jeta e tij private ishte mjaft e stuhishme.

Dhe tashmë ai ka krijuar një familje në të cilën mbretëron harmonia dhe jo vetëm e ëma e tij Dolores Aveiro është krenare por dhe çdo mama tjetër. 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco