‘ Vajzës sime i vijnë anash’! Ndjekësja i kthehet Albërije Hadërgjonajt: Ruaje se bredh lule më lule

‘ Vajzës sime i vijnë anash’! Ndjekësja i kthehet Albërije Hadërgjonajt: Ruaje se bredh lule më lule

12:06, 08/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme Albërije Hadërgjonaj postoi një video të vajzës së saj, Anxhelinës duke kërcyer në dhomën e gjumit, veshur me bikini.

Bashkëngjitur videos këngëtarja shkruajti që vajzës së saj t’i vijnë anash të gjithë.

Kaq është dashur që një ndjekëse të irritohet, duke thënë që çdo prind lavdëron fëmijën e vet, dhe i ka kërkuar Albërijes të mbledhë vajzat dhe të mos merret me pamjen fizike.

'Po pse i vijnë anash???? Siç është për ty e mirë kshu janë dhe për të tjerët fëmijët e tyre, kshu që mos e krahaso me njërëzit e tjerë. Anash për ca i vijn!!! Apo për të bredhurat lule më lule. Mblidh çupat atë bëj dhe mos u merr me njerëzit e rregullt që s’keni lidhje ju”- shkruan ndjekësja në profilin e Albërijes.

Menjëherë pas këtij komenti ka reaguar ashpër Anxhelina, e cila nuk e ka lënë pa një replikë:

“Për atë punë të më vish anash dhe ti. Lule më lule mos bredh vet ti”.

Kujtojmë që Anxhelina Hadërgjonaj po e kalon izolimin në Jug të Shqipërisë, ku ka nisur sezonin veror.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco