‘Osmani’ i bën dhuratën me shumën marramendëse bashkëshortes

‘Osmani’ i bën dhuratën me shumën marramendëse bashkëshortes

20:58, 07/04/2020
A+ Aa A-

Aktori Burak Ozçivit i cili luan rolin kryesor në serialin turk “Osmani”, që po transmetohet në TV Klan, i ka bërë një dhuratë bashkëshortes së tij, Fahriye Evcen. Kjo e fundit prej disa ditësh është mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë dhe po kujdeset për të voglin e tyre.

Ndërsa Burak është detyruar t’i ndërpresë xhirimet e serialit për të mos rrezikuar jetën e familjarëve dhe njerëzve të afërt. Mediat turke raportojnë se Burak i ka blerë një orë dore me çmim marramendës Fahriyes.

Sipas mediave turke kjo orë kushton 170 mijë lira. Burak Ozçivit po i përkushtohet shumë familjes gjatë kësaj periudhe. Ai nuk po largohet nga shtëpia dhe po shijon ditët në vetëkarantinë me bashkëshorten dhe djalin.

Dy aktorët, Fahriye Evcen dhe Burak Ozzcivit u martuan në vitin 2017 me një dasmë që u komentua nga të gjithë mediat, jo vetëm turke, por edhe të huaja. Ata u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar. Fahriye solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Karan./revistawho

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco