Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Gokhan më në fund i shpreh dashurinë Xhemres, nesër në 'Lule të vetmuara'

Gokhan më në fund i shpreh dashurinë Xhemres, nesër në 'Lule të vetmuara'

19:14, 06/04/2020
A+ Aa A-

Seher i jep para Meralit por pa e kuptuar kjo e fundit. Meral kërkon leje nga Ferideja që të shkojë të festojë ditëlindjen e një mikeshe. Feride nuk i jep leje Meralit me frikën prej ndonjë rreziku.

Meral vendos të dalë fshehtas nga konvikti. Xhemre dhe Gokhan takohen në parkun e lojërave dhe gjatë bisedës nuk arrijnë dot t’i fshehin ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin. Gokhan i shpreh dashurinë Xhemres.

Byshra helmon Kemalin dhe i tregon Ejlylit. Kemal dërgohet me urgjencë në spital. Mesude mëson se pas kësaj fshihet Byshra. Feride merr një psikolog për Toprakun. Seher punon si këngëtare në një lokal nate.

Ajo rastësisht sheh Meralin dhe i kërkon rojes ta përzë nga lokali pasi është nënmoshë. Seher merr përgjigjen e analizave të ADN-së dhe mëson se Meral është vërtet vajza e saj. Neriman kërkon t’i tregojë të vërtetën Meralit por Seher nuk e lejon.

Ajo vendos ta mbajë të fshehtë derisa të fitojë dashurinë e të bijës. Gynej i bën një tjetër dhuratë Songylit dhe të gjithë në shkollë qeshin me të./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco