Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ylli i këngës ‘I Love Rock ’n’ Roll’ ndërron jetë për shkak të koronavirusit

Ylli i këngës ‘I Love Rock ’n’ Roll’ ndërron jetë për shkak të koronavirusit

14:53, 31/03/2020
A+ Aa A-

Tekstshkruesi dhe këngëtari i këngës “I Love Rock ‘N’ Roll”, Alan Merrill, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vajza e tij, Laura nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ju nuk e mendoni se do të ndodhë me ju apo familjen tuaj të fortë. Qëndroni në shtëpi nëse jo për vete për të tjerët” shkruan ajo.

Në postimin e saj, Laura shkruan se Alan ishte duke u mjekuar për ftohje por më pas e kuptoi se ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Mendohet se ai mund të jetë infektuar në një koncert që mbajti disa javë më parë.

Këngët e artistit janë kthyer në frymëzim për brezat e rinj dhe në internet ekzistojnë shumë kovera të këngëve të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco