Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Kush është vajza e njohur e show biz, që policia i kontrolloi shtëpinë, lidhja me ...

Kush është vajza e njohur e show biz, që policia i kontrolloi shtëpinë, lidhja me ...

10:47, 29/02/2020
A+ Aa A-

Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara i është bërë kontroll banese mbrëmjen e djeshme në lidhje ne operacionin ku u ndalua dhe Henri Çili.

Nga përgjimet e prokurorisë bëhet e ditur se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vajza e këngëtares së njohur, emri i të cilës në gjendjen civile figuron Roxhensa Vangjush Kapurani, e cila pas pagëzimit e ka ndryshuar emrin, mësohet se fliste në telefon me njërin nga të nga të ndaluarit.

Bëhet e ditur se policia i ka kontrolluar banesën në Tiranë Marina Farës, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor. Por nga kontrollet e kryera, gjithçka ka rezultuar në rregull për të bijën e Eli Farës.

Ndërsa Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën detyrim paraqitje, ku pritet të shpallet edhe vendimi që gjykata do të shpallë për të.Burimi Panorama.al

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco