Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Regjizori i famshëm Tarantino bëhet prind për herë të parë

Regjizori i famshëm Tarantino bëhet prind për herë të parë

15:09, 23/02/2020
A+ Aa A-

Kuentin Tarantino ëshët bërë baba për herë të parë në jetën e tij, pasi gruaja e tij lindi një djalë ditën e djeshme në Tel-Aviv.

Regjizori 56 vjeçar është martuar me 36 vjeçaren Daniela Pik në 2018-ën dhe ata u shprehën se ishin tejmase të gëzuar për ardhjen në jetën të djalit të tyre.

Daniela është vajza e këngëtarit 70 vjeçar të muzikës pop, Svika Pik. Lajmi për shtatëzaninë e saj erdhi në gushtin e kaluar.

Një përfaqësuese e çiftit konfirmoi ardhjen në jetë të djalit të shëndetshëm.

“Daniela dhe Tarantino janë të lumtur të lajmërojnë lindjen e fëmijës së tyre të parë. Një djalë i lindur në 22 shkurt 2020,”  tha përfaqësuesja për TMZ.

Pas lindjes në Tel-Aviv, anëtari i ri i familjes Tarantino, do të jetë gjysmë izraelit në dokumente.

Daniela, këngëtare dhe modele, është nga Lindja e Mesme. Ajo dhe Tarantino u njohën në 2009, kur regjizori po reklamonte filmin e tij Inglorious Basterds.

Muajin e kaluar ai u shpreh se do të distancohej nga filmat, për tu fokusuar në rolin e tij si prind.

“Ndjej se kjo është koha për aktin e tretë të jetës sime. Është momenti të largohem paksa nga filmat dhe të fokusohem më shumë në shkrime. Nuk mund ta marr familjen time dhe ta zhvendos në Gjermani apo Sri Lanka, apo kudo tjetër më çon historia. Mund të bëhem pak më shumë njeri letrash,” tha ai për ABC News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco