Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

 Regjisori kinez dhe familja e tij ndërrojnë jetë nga koronavirusi

Regjisori kinez dhe familja e tij ndërrojnë jetë nga koronavirusi

15:32, 19/02/2020
A+ Aa A-

Regjisori Chang Kai dhe familja e tij kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

“The Guardian” shkruan se regjisori ndërroi jetë më 14 shkurt, ndërsa pak orë pas tij vdiq edhe e motra.

Prindërit e Chang u prekën të parët dhe ishin ndër viktimat e para të virusit që ka marrë shumë jetë njerëzish.

Familja e tij zgjodhi që të qëndronte në të njëjtën dhomë izolimi duke mos u ndarë për asnjë moment.

I pari i infektuar ishte babai i regjisorit, por nuk e dinte me saktësi se ishte i prekur nga virusi dhe familjarët e tjerë u sëmurën teksa kujdeseshin për të.

Nga familja Kai, është gjallë vetëm bashkëshortja e 55-vjeçarit, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco