Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mesazhi i fundit i prezantueses së vetëvrarë: Nuk e kam dhunuar të dashurin

Mesazhi i fundit i prezantueses së vetëvrarë: Nuk e kam dhunuar të dashurin

10:57, 19/02/2020
A+ Aa A-

Vetëvrasja e prezantueses britanike, Caroline Flack ka shokuar opinionin publik. Familja e 40-vjeçares ka vendosur të publikojë mesazhin e fundit që ajo kishte shkruar përpara se të vriste veten.

Në këtë mesazh ajo thotë se iu shemb bota kur u arrestua për sulmin ndaj të dashurit, Lewis Burton. Prezantuesja insiston në mesazhin prekës se ajo nuk është dhunuese dhe sulmi mbi të dashurin ishte në fakt një aksident.

“E gjithë bota dhe e ardhmja ime u shemb”, shkruante prezantuesja e ndjerë. Ajo e kishte përgatitur mesazhin për ta publikuar online, por mamaja e saj e këshilloi që të mos e bënte. 

Pas arrestimit, prezantuesja thotë se humbi gjtihçka, punën, shtëpinë dhe aftësinë për të folur. Ajo thotë në mesazhin e fundit se humbi edhe familjen pas këtij incidenti. Prezantuesja kishte pësuar një krizë mendore pas incidentit më 23 dhjetor. Ajo duhej të dilte në gjyq më 4 mars, por u gjet e pajetë në banesën e saj të shtunën e shkuar. Familja dhe miqtë e saj kanë akuzuar prokurorinë se po inskenonte një gjyq sa për spektakël, çka e çoi Caroline Flack drejt vetëvrasjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco