Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ish-futbollisti i njohur ekstradohet në SHBA me akuzën për transport kokaine me vlerë prej 25 milionë eurosh

Ish-futbollisti i njohur ekstradohet në SHBA me akuzën për transport kokaine me vlerë prej 25 milionë eurosh

21:43, 24/01/2020
A+ Aa A-

Ish-mesfushori i Southamptonit, Jhon Viafara, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kolumbia, për t’u përballur me akuzat për trafikim droge.

41-vjeçari, i cili ka luajtur në Evropë për klube, si Portsmouth, Real Sociedad e Southampton, ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar në vendlindjen e tij.

Ai akuzohet për transportimin e dy tonelatave kokainë drejt Amerikës, në vlerë prej 25 milionë eurosh dhe është mbajtur në paraburgim për 10 muaj.

Image

(Foto: Reuters/AFP/The Sun)

Viafara dyshohet të ketë qenë ‘mbreti’ i operacionit që ka shfrytëzuar anije të shpejta dhe aeroplanë të vegjël për ta dërguar drogën në SHBA.

Autoritetet amerikane e kanë akuzuar për orkestrimin e pagesave dhe krijimin e një rrjeti të trafikimit të drogës, si edhe koordinimin e rrugëve të transportimit nga Amerika Qendrore drejt Amerikës Veriore.

“E kam ndarë zhveshtoren me Messin, por tash më duhet ta ndaj dhomën me dikë që ka qenë në luftë në vendin tonë”, u ka thënë gazetarëve ish-mesfushori para se të dërgohej me aeroplan drejt SHBA-ve, ku është dorëzuar në Teksas me pranga në duar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco