Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Hollywood në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Hollywood në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

09:07, 15/12/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur hollywood-ian, Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Do The Right Thing’ dhe ‘The Godfather Part II’, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ai gjithashtu luajti rolin e babit të Madonnës në hitin e famshëm muzikor të saj, ‘Papa Don't Preach’ në vitin 1986.

Familja e tij, me pikëllim të thellë, njoftoi vdekjen e artistit. Ai u nda nga jeta në një spital më 12 dhjetor pas një infeksioni.

Një veteran i skenës dhe i filmit, Aiello ishte më i njohur për interpretimin e pronarit të restorantit të picave Sal në filmin “Do the Right Thing”.

Roli i dha atij një nominim në Oscar si “aktori më i mirë mbështetës”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco