Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Marrëdhënie magjike mes Pacinos dhe De Niros’, Scorsese krenar për dyshen legjendare

‘Marrëdhënie magjike mes Pacinos dhe De Niros’, Scorsese krenar për dyshen legjendare

16:59, 16/11/2019
A+ Aa A-

Disa ditë para daljes së filmit të ardhshëm “The Irishman”, regjisori Martin Scorsese, i cili ka vënë në skenë dyshen komediane legjendare, ka theksuar se ‘marrëdhënia mes Al Pacinos dhe Robert De Niros është magjike’.

 “Ajo që shihet në film është marrëdhënia e tyre si aktorë por edhe marrëdhënia e tyre si miq”, deklaroi Martin Scorsese.

Filmi i shumëpritur mbi mafian ‘The Irishman’, do të publikohet në platformën Netflix më 27 nëntor.

Në film, një ish-vrasës mafioz, luajtur nga Robert De Niro, mendon për ekzistencën e tij të dhunshme dhe veçanërisht për marrëdhënien e tij me një ish-lider sindikalist të zhdukur, luajtur nga Al Pacino.

Sipas të dhënave, “The Irishman” është filmi i nëntë i regjizorit Scorseses me De Niron dhe ka kushtuar 160 milion dollarë.

Ata janë njohur që prej moshës 16-vjeçare dhe ata kanë hezituar për një kohë të gjatë para se të xhironin një film të ri me kriminelë pas “Goodfellas” dhe “Casino”.

Filmi ‘The Irishman’, zgjat tre orë e gjysmë dhe ka dalë në disa kinema. Deri tani është favorit për Oscars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco