“Po nëse vajza jote do të ishte lezbike?”/ Hygerta Sako: E dhimbshme!

“Po nëse vajza jote do të ishte lezbike?”/ Hygerta Sako: E dhimbshme!

17:39, 15/11/2019

Ish-missi dhe moderatorja e sportit Hygerta Sako ka folur së fundmi për vajzën e saj të vetme, Anais. E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Hygerta u pyet se si do të reagonte nëse e bija do të kishte një orientim ndryshe seksual. Ndonëse pohoi se nuk është homofobe, u shpreh se për të do të ishte e dhimbshme.

 “Unë e kam bërë me vajzën këtë bisedë, sepse ajo mbron shumë të drejtat e homoseksualëve apo personave të tjerë. Realisht, nuk kam asgjë kundër këtyre personave. Por sinqerisht, tek vajza ime do të më dhimbte shumë. Sepse si çdo nënë shpresoj që vajza të shkollohet, të ketë një profesion të mirë, të jetë e realizuar dhe të krijojë familjen e saj. Do të ishte e dhimbshme, por do ia pranoja çdo gjë”-tha Hygerta Sako.

Risjellim në vëmendje se Anais është fryt i dashurisë së moderatores dhe ish-bashkëshortit të saj Artur Aligjoni, menaxher i një prej club-eve më të njohura në zonën e ish-Bllokut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco