Nuk do ta besoni, vitin e ardhshëm Totin do ta shohim si aktor

Nuk do ta besoni, vitin e ardhshëm Totin do ta shohim si aktor

16:41, 12/11/2019

Për 25 vite, Francesco Toti i kushtoi të gjithë karrierën e tij ngjyrave verdhekuqe, ku fitoi dashurinë e tifozëve të kësaj skuadre, për atë që ai dha në fushën e lojës.

786 ndeshje  të zhvilluara dhe 307 gola të shënuar, nga një legjendë e cila do të qëndrojë gjithmonë në zemrat e romanistëve.

Pasi shkëlqeu në fushat e blerta, tashmë 43-vjeçari kërkon shkëlqimin edhe jashtë tyre.

Nga viti i ardhshëm, Totin do ta shohim në një profesion tjetër, në atë të aktorit.

Dy seriale kushtuar ikonës verdhekuqe, ku do të marrë pjesë edhe vetë Toti.

Dy serialet do të titullohen, “Mbrëmë si kapiten” dhe “Një kapiten”, dy seriale me nga 6 episode secili, të cilët do të zgjasin nga 50 minuta.

Pikërisht personazhi kryesor në këto, do të jetë Toti, i cili tashmë do të tregojë vlerat e tij, edhe në rolin e aktorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco