Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gili zbulon emrin e saj të vërtetë dhe flet për emrin artistik

Gili zbulon emrin e saj të vërtetë dhe flet për emrin artistik

16:23, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kush nuk e mban mend hitin “Xixëllonja” të kënduar nga Gili në Festivalin e Dhjetorit në vitin 1995. E ftuar në “E Diell”, në “makinën e memories” si simbolikë për të gjitha këngët e saj ndër vite, Gili ka folur për emrin e saj origjinal, Fevzije Konushevci.

“Jo vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë, sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari”, është shprehur këngëtarja.

“Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije, ndërsa në skenë zgjodha të më quanim Gili jo vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend”, ka sqaruar ajo, citon Top Channel.

View this post on Instagram

Sot te E DIELL 16 e 30 në Top channel !

A post shared by GILI Official profile (@gili.official) on

Këngëtarja e cilësuar si ‘barbie kukulla’ e skenës shqiptare për shkak të stilit unik në veshje, tha ndër të tjera se e kanë quajtur kështu sepse ka dashur gjithmonë të japë imazhin e vajzës së përrallave, të mirë, të butë që e duan familjarët.

“Barbie kukulla nuk ka qenë paragjykim për mua, por vlerësim”, ka sqaruar Gili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco