FOTO/ Një miqësi e vërtetë, Mariana Kondi thur fjalët më të bukura për Artiola Toskën

FOTO/ Një miqësi e vërtetë, Mariana Kondi thur fjalët më të bukura për Artiola Toskën

09:05, 18/10/2019
A+ Aa A-

Aktorja Marjana Kondi e dashur për publikun shqiptar është mjaft aktive në rrjetin social Instagram.

Ajo ndan me ndjekësit e saj foto nga përditshmëria e saj të cilat nuk kalojnë pa u komentuar.

Dhe ditën e djeshme me postimin e bërë nga aktorja ka treguar se miqësia e vërtetë ekziston akoma për të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

Kondi ka publikuar një foto me këngëtaren e njohur Artiola Toska dhe i ka dedikuar fjalët më të ëmbla dhe të sinqerta.

'Në jetë mund të kem bërë zgjedhje të gabuara me të cilat jam zhgënjyer! Një libër e kam zgjedhurnga kopertina, por faqet ishin të bardha(sidomos ke poezit). Një këngë e kam dëgjuar për shkak të një emocioni të momentit, emocion kalimtar si pëlqimi i asaj këngë! Veshjet mund ti zgjedh për shkak të modës por nuk më bëjnë moderne! Çantat i dua të mëdhaja dhe ato janë bosh! Në shumë çka mund të kem gabuar,por jo në zgjedhjen e shoqeve apo te shokëve! Një ndër to je ti Artiola Toska’ ka shkruar në postim aktorja krahas fotos.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco