Ish Miss Shqipëria e ka zbuluar shtatzëninë në mënyrën më të çuditshme

Ish Miss Shqipëria e ka zbuluar shtatzëninë në mënyrën më të çuditshme

08:57, 01/10/2019
A+ Aa A-

Afroviti Goge ish Miss Shqipëria bukuroshja nga Durrësi është në shtatzënë dhe për të folur për këtë dhe shumë të tjera ishte e ftuar në emisionin e mbasditet ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo.

Image

Afroviti ka treguar se e ka zbuluar shtatzëninë në një mënyrë sa të veçantë aq edhe të çuditshme.

Disa ditë para se të merrte testin e shtatzënisë, ajo ka parë një ëndërr ndërmjet së cilës është lajmëruar ardhja në jetë e një fëmije.

“Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamanë time. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtatzënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë”, tregoi ajo.

Po ashtu Afroviti u shpreh se fillimisht e ka ndarë ëndrrën e saj me mamin e më pas me vjehrrën, e cila direkt ka dyshuar për një shtatzëni.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco