Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

FOTO/ Ashton Kutcher: Nëse do të dini të vërtetën time me Demi Moore më shkruani

FOTO/ Ashton Kutcher: Nëse do të dini të vërtetën time me Demi Moore më shkruani

14:23, 25/09/2019
A+ Aa A-

Në librin e saj autobiografik, ‘Inside Out” aktorja Demi Moore hedh dritë mbi martesat e dështuara të jetës së saj e sigurisht ajo më e përforlura mbetet me Ashton Kutcher.

Ata kanë qenë të martuar nga viti 2005 deri në 2013-ën por për Demi Moore duket se kjo ka qenë një periudhë ferri. Në libër ajo shkruan për kërkesat e tepruara të Kutcher për marrëdhënie intime treshe.

Edhe pse jeta seksuale me aktorin ishte fanstastike, martesa e tyre varej nga një fije peri. Moore pretendon gjithashtu se përjetoi një dështim në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Mesa duket ish-çifti ishin në pritje të një vajze që do ta quanin Chaplin Ray. Arsyeja e këtij dështimi erdhi pasi Demi zbuloi se Ashton e kishte tradhëtuar dhe kjo jo vetëm 1 herë.

Menjëherë pas këtyre akuzave erdhi edhe reagimi i aktorit i cili me anë të një postimi në Twitter tha:

“Për pak desh bëra një postim ironizues dhe kritik, por më pas pashë djalin tim, vajzën e gruan time prandaj u tërhoqa. Nëse doni të dini të vërtetën më shkruani tek ky numër”

Ashton Kutcher bëri publik një numër telefoni duke i kërkuar të gjithë atyre që duan të dinë të vërtetën t’i shkruajnë privatisht.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco