Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ava Max u tregon të gjithëve se e di shumë mirë gjuhën shqipe, pavarësisht se ka lindur në SHBA

Ava Max u tregon të gjithëve se e di shumë mirë gjuhën shqipe, pavarësisht se ka lindur në SHBA

19:35, 16/09/2019
A+ Aa A-

Ava Max është një nga shqiptaret që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme duke depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar. Pavarësisht se ka disa vite që merret me muzikë, vetëm në vitin 2018-të Ava fitoi famën e merituar me publikimin e këngës së saj “Sweet but Psycho”.

Kjo këngë u rendit në vendin e parë në 26 shtete dhe tashmë Ava njihet në mbarë botën. Edhe pse ajo ka lindur dhe është rritur në SHBA e ka krijuar atje jetën e saj, duket se këngëtarja nuk do i harroj kurrë rrënjët shqiptare.

Në emisione të ndryshme ajo e ka pranuar me krenari origjinën dhe së fundmi ka treguar se di të flasë mirë shqip. Ava ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit në ‘Instagram’ dhe dikush prej tyre e ka pyetur nëse e di gjuhën shqipe. “Po, ishte gjuha ime e parë”, është përgjigjur Ava.

Pavarësisht se nuk është rritur në vendin e saj, mesa duket prindërit shqiptarë i kanë mësuar Avas të komunikojë në shqip. Ava Max ka qenë mjaft aktive këto kohë në muzikë dhe projekti i fundit që ajo ka publikuar është kënga “Torn”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco