Martesa Princ Harry-t me Meghan ishte zgjidhje emergjente?

Martesa Princ Harry-t me Meghan ishte zgjidhje emergjente?

09:23, 23/07/2019
A+ Aa A-

Thashethemet kanë qarkulluar për vite me rradhë që Princi Harry dëshironte të martohej me Pippa Middleton, e cila është  motra e kunatës së tij Kate Middleton, në vend të aktores Meghan Markle.

Një thashethem i lindur në ditën e martesës së vëllait të tij Uilliam, më 29 prill 2011, por që sot mbështetet nga një burim autoritar.

Biografi i njohur Duncan Larcombe ka shkruar së fundmi librin ‘Prin Harry.Brenda historisë’.

Gazetari shkruan në libër  se Meghan është, në të vërtetë, një "zëvendësuese" për princ Harryn pasi gruaja që ai donte si partnere ishte Pippa Middleton.

Dhe më interesantja është se princ Harry është martuar me një vajzë shumë të ngjashme me Pippa, si estetikisht ashtu edhe nga këndvështrimi i karakterit.

Si Pippa Middleton ashtu dhe Meghan Markle  kanë origjinë borgjeze, i duan sportet dhe hanë të shëndetshme.

Lacombe sjell një tjetër fakt interesant : Pippa Middleton, në vitin 2012, botoi një libër të recetave dhe këshilla për organizimin e ngjarjeve me titull "Festa’.

Ndërsa Meghan Markle, në vitin 2018, botoi një koleksion të recetave etnike" Së bashku ", e krijuar së bashku me gratë që jetonin në Kullën e Grenfellit, e cila u dogj në qershor 2017.

Së fundi gazetari Duncan kalon stilin e Meghan dhe Pippa Midlleton  nën xhamin zmadhues, në kërkim të pikave të mëtejshme të bashkimit.

Në të vërtetë, të dyja preferojnë të vishen ne jetën e përditshme, me xhinse dhe atlete, dhe kanë një pasion për kapelet model të Panamas.

Preferojnë rroba që nxjerrin pah feminilitetin e tyre, flokët gjithmonë thjesht dhe zgjedhin gjithmonë ti lyejnë buzët me ngjyra të  ndritshme.
 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco