VIDEO/ Krejt papritur, rikthehet ‘Top Gun’

VIDEO/ Krejt papritur, rikthehet ‘Top Gun’

08:44, 20/07/2019
A+ Aa A-

Në mënyrë të papritur pas 34 vitesh do të rikthehet filmi i njohur ‘Top Gun’ me protagonist Tom Cruise.

Filmi i vitit 1986, që i dha famën aktorit, duke e kthyer në një yll holluvidian, do të rikthehet në ekranet e kinemave në vitin 2020.

Në fakt ribërja e tij ka qenë një surprizë për të gjithë.

Teksa po zhvillohej edicioni i 50 i ‘Comic-Con Festival’, 57-vjeçari shfaqi trailerin e tij, xhirimet e së cilit janë bërë në fshehtësi të plotë.

Asgjë nuk ka ndryshuar.

Crusie do të jetë sërish piloti kokëfortë, adhurues i rrezikut dhe motorit.

Ai do të stërvisë djalin e Goose, rol që vjen nga filmi i parë, për të qenë një pilot i suksesshëm si babi i tij.

Filmi pritet të këtë suksesin e atij të mëparshëm, i cili arriti të mbledhë mbi 350 milion dollarë në mbarë botën.

‘Top Gun Maverick’ do të dalë në sallat e kinemave në Qershor e vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco