Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

FOTO/ Klaudia Pepa thumbon ish-in me një mesazh/ Me kë ta ketë vallë?

FOTO/ Klaudia Pepa thumbon ish-in me një mesazh/ Me kë ta ketë vallë?

14:35, 18/07/2019
A+ Aa A-

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur.

Klaudia është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video dhe  foto  të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Por ditën e sotme ajo ka dhënë një këshillë të vlefshme për të gjithë ndjekëset e saja.

Klaudia u thotë ndjekëseve femra në profilin e saj, të bëjnë kujdes me meshkujt që nuk i duan më dhe që rikthehen për të parë nëse janë të lumtura ose jo pa ta.

“Bëni kujdes me meshkujt që nuk ju duam më, por që herë pas here kthehen për t’u siguruar që ju nuk jeni të lumtura pa ta”, shkruan Klaudia, ndërsa vendos edhe shprehjen “approved” sikur ta kishte kaluar personalisht një gjë të tillë.

Nuk e dimë nëse një rast të tillë e ka përjetuar vetë balerina, e megjithatë statusi duket shumë personal!

Që nga divorci i bujshëm me koreografin Albi Nako, Klaudia Pepa është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco