Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Sonila Meço feston ditëlindjen, surprizohet live në emision. Ja sa vjeç mbush moderatorja

VIDEO/ Sonila Meço feston ditëlindjen, surprizohet live në emision. Ja sa vjeç mbush moderatorja

11:16, 03/07/2019
A+ Aa A-

Për moderatoren e njohur Sonila Meço sot është një ditë e veçantë.

Ajo feston ditëlindjen dhe është suprizuar sapo ora ka shënuar 00:00 në mesnatë.

  Moderatorja e emisionit “Tempora”  është përlotur live në studio.

Ajo ishte në transmetim direkt në RTV Ora kur stafi vendosi ta surprizonte për 42-vjetorin e lindjes.

Regjia i ndërpreu fjalën për ti treguar një video që kishin përgatitur për të.

E habitur, moderatorja u prek nga mesazhi i vogëlushes së saj Amaris, së bashku me kushërinjtë që i uronin ditëlindjen.

Ashtu plot emocione, Sonila shkoi të përqafonte publikun dhe ti falenderonte. Sigurisht që organizatorja ishte Kozeta Kurti, e cila vijoi surprizën.

Kur Sonila po përqafonte publikun, Kozeta u shfaq me një tortë që shënonte vetëm numrin “1”.

“Ta zgjodhëm të bardhë siç je vetë. Ta zgjodhëm të kuqe për gjithë dashurinë që jep dhe ta zgjodhëm të artë sepse je e artë, për të gjithë kënaqësinë që na ke dhënë në punë dhe shpresojmë që ta vazhdojmë”, tha Kozeta.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco