Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Miley Cyrus performon në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

Miley Cyrus performon në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

20:54, 01/07/2019
A+ Aa A-

Miley Cyrus, këngëtare e njohur sot në botë dhe dikur e njohur si personazhi Hannah Montana, do të performojë në Kosovë.

Kjo do të ndodhë gjatë festivalit Sunny Hill Festival. Dua Lipa, vajza e Dukagjin Lipës i cili edhe e organizon festivalin, sot e ka dhënë këtë lajm me anë të një videoje.

Në rrjete sociale, serbët nuk ia kanë humbur dakikin këtij lajmi. Në Twitter ka pasur reagime të tilla si “Welcome to Serbia Miley”, diçka e pritshme prej serbëve.

Në llogarinë e Dua Lipës por edhe të artistes Miley Cyrus kanë reaguar njerëzit që e pëlqejnë këtë ardhje të këngëtares në Kosovë, por shumë llogari me flamurin e Serbisë kanë reaguar ndryshe, shkruan KultPlus.

Edhe në Facebook, njëjtë si në Twitter, ka pasur plot komente plot negativitet dhe gjuhë të urrejtjes nga serbët që nuk janë të lumtur pse Miley do të performojë në Prishtinë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco