Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTO/ Këngëtarja me famë botërore pranohet në Universitetin Harvard

FOTO/ Këngëtarja me famë botërore pranohet në Universitetin Harvard

11:46, 22/05/2019
A+ Aa A-

Ciara është një ndër këngëtaret me famë botërore, dhe një ndër më të preferuara për publikun në mbarë botën.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me të gjithë fansat e saj një lajm shumë të bukur.

Në llogarinë e saj të Instagramit, ajo ka postuar një foto ku shihet mjaft e buzëqeshur duke na dhënë lajmin se është pranuar në një nga universitetet më të fuqishme në Amerikë, Harvard.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të shkoj në kolegj, por karriera ime muzikore me çoj në një rrugë për të cilën jam mirënjohëse. Këtë javë u pranova në Harvard. Fjalët nuk mund t’i përshkruajnë emocionet e mia”- ka shkruar këngëtarja.

Në disa intervista të mëparshme, ajo ka bërë të ditur se në këtë universitet do ti kryejë studimet në fushën e biznesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco