Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Im shoq më shpëtoi jetën’/ Rrëfehet aktorja e Game of Thrones

‘Im shoq më shpëtoi jetën’/ Rrëfehet aktorja e Game of Thrones

21:05, 20/05/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Sophie Tunrner ka rrëfyer përgjatë një interviste për “Sunday Times” ndikimin e jashtëzakonshëm të bashkëshortit, Joe Jonas, në kapërcimin e një situate tepër të vështirë të jetës së saj.

Sophie fitoi popullaritet kur nisi të luante në moshën 13-vjeçare në serialin e famshëm “Game of Thrones” dhe që prej asaj kohe ajo ka treguar se ka qenë tejet e ndikuar nga komentet e njerëzve, deri në atë pikë sa ra pre e depresionit.

“Ma shpif që e gjithë adoleshenca ime kaloi në xhirime dhe që çdo moment i bukur është i dokumentuar kudo. Fillova të ndryshoja rreth moshës 17- 18 vjeçe dhe të gjtiha ndryshimet e mia të moshës janë të dokumentuara. Njerëzit komentonin gjithçka timen dhe unë vendosa të filloja një dietë strikte, kishte raste kur haja vetëm disa arra në ditë, asgjë tjetër”– është shprehur fillimisht 23-vjeçarja, duke treguar më tej ndryshimin radikal që i mori jeta kur u njoh me bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj.

“Po kaloja nëpër një fazë shumë të keqe të shëndetit mendor, ai më tha: ‘Nuk mund të jem me ty derisa të fillosh të duash veten. Ti më do më shumë mua sesa veten tënde’. Unë mendoj se në një farë mënyre Joe më shpëtoi jetën”- ka rrëfyer Sophie.

Joe Jonas dhe Sophie Turner vendosën të martoheshin pas lindjes së vogëlushes së tyre, dy orë pas përfundimit të mbrëmjes së ndarjeve të çmimeve Billboard ( 1 maj).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco