Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Fero dhe Arbenita tregojnë të vërtetën e ndarjes.Ja me kë e paskan inatin

FOTO/ Fero dhe Arbenita tregojnë të vërtetën e ndarjes.Ja me kë e paskan inatin

15:24, 17/05/2019
A+ Aa A-

Gjithçka nisi nga një postim i reperit ditën e djeshme duke çuditur të gjithë fansat e tij.

Nëpërmjet Instastories Fero shkruante: "Çkemi vajza, tani e tutje jam beqar". Menjëherë më pas modelja postoi një story me një emoji duke qeshur.

Kjo sigurisht na u duk si shaka fillimisht, por çifti fshiu më pas fotot me njëri-tjetrin. Fero fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me modelen dhe kjo e fundit la vetëm dy prej fotove me Feron në profilin e saj.

E megjithatë fakti që Fero dhe Arbenita akoma ndiqen në Instagram i ka lënë fansat konfuzë mbi këtë situatë.

Ditën e sotme modelja ka publikuar një deklaratë në lidhje me gjithë situatën e krijuar për të thënë:

” E hëngrët keq!” Ajo ka treguar se jo vetëm që nuk është ndarë nga Fero, por marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer!

“Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur ti ecën mirë dhe ke një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur të gjithë ata djem dhe vajza që na shkruan në DM”, shkruan Arbenita.

Të njëjtin postim ka publikuar edhe Fero në Instastory, suke mos i hequr asnjë pikë apo presje kësaj deklarate!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco