Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kush është reperi që mori trofe rekordesh në Billboard Music Awards?!

Kush është reperi që mori trofe rekordesh në Billboard Music Awards?!

13:07, 02/05/2019
A+ Aa A-

Drake theu rekordin për numrin e çmimeve të marra në  Billboard Music Awards.

Ai rrëmbeu 12 trofe në eventin e së mërkurës.

Kjo do të thotë se reperi ka një total prej  27 Billboard Awards në emrin e tij.

Drake fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes, atë të artistit më të mirë duke mundur Cardi B, Ariana Grande, Post Malone dhe Travis Scott.

Gjithashtu fitoi çmimet 'Top male artist', 'Top streaming songs artist', 'Top rap artist' dhe 'Top Billboard 200 album' për Scorpion, si edhe 7 çmime të tjera.

Cardi B fitoi 12 çmime duke përfshirë edhe çmimin 'Top 100 song' për këngën Girls Like You në bashkëpunim me Maroon 5.

Fitues të tjerë ishin Ariana Grande me çmimin 'Top female artist', BTS mori në shtëpi 'Top duo/group aëard' dhe Luke Combs që mori  'Top country artist'.

Gjithashtu edhe Bebe Rexha arriti të fitojë një çmim 'Top Country Song' për këngën e 'Meant to be'.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco