Nusja e sheikut miliarder me tri gra e 11 dashnore, ja të fshehtat e kësaj lidhjeje

Nusja e sheikut miliarder me tri gra e 11 dashnore, ja të fshehtat e kësaj lidhjeje

16:41, 22/04/2019
A+ Aa A-

Jill Dodd në vitet 1980 ishte një modele e suksesshëm dhe më pas ajo u takua me burrin e saj 24 vjet më të moshuar.

Pas këtij takimi, jeta e saj mori një drejtim tjetër. Ajo jetoi në haremin e tij dhe zbuloi të gjitha detajet në një libër të paraqitur nga “New York Post”.

“Që 20-vjeçe kam nënshkruar një kontratë me agjencinë prestigjioze të modelingut ‘Wilhelmina Models’. Unë fillova të marr angazhime në Francë, në Paris xhirova një editorial për revistën “Vogue”. Kam qenë e re, naive dhe e dehur me suksesin, kur në Cannes takova zotërinë simpatik. Më vonë e kuptova se ai ishte Adnan Khashoggi, i cili fitoi miliarda në shitjen e armëve”, thuhet në librin kontrovers të Jill, aktualisht 58-vjeç.

E gjitha filloi kur Adnan e ftoi atë të kërcejnë së bashku.

“Papritmas ai mori një karrige, e lëvizi dhe e hodhi në zjarr. Unë bëra të njëjtën gjë. Ne qeshëm. Pastaj, pa asnjë paralajmërim, ai më mori për dore dhe shkroi me gishtin plot gjak ‘Të dua’,” shkruan ish-modelja.

Të nesërmen Khashoggi e ftoi Jill-in në jahtin e tij 280-metra të gjatë, në të cilën xhirohej një nga filmat e agjentit James Bond.

“Kur arrita në jaht bashkë me një mike, Adnani na dërgoi te një orman i madh me plot rroba me dizajne dhe ne mund të zgjidhnim çfarë të donim. Biseduam deri në ora pesë të mëngjesit dhe u dashurova në të”, shkruan Jill.

Biznesmeni saudit përshkruhet nga mediat si një njeri, në shoqërinë e të cilit ishin yje të mëdha të filmit si Joan Collins, Jackie Kennedy, Liza Minnelli, Farrah Fawcett, ndërsa këngëtari Frank Sinatra ishte miku i tij më i mirë.

Jill mori dhurata të shtrenjta dhe në vitin 1980 mori ftesën e Adnanit që të vizitojë vilën e tij në Marbell. Priste të ishin së bashku vetëm ata të dy, por atje Jill e pritën femra të tjera. Kryesorja ishte Sabina, ndërsa shtëpia ishte me plot femra të bukura. Për disa prej tyre, Jill thotë se nuk beson që ishin në moshë madhore.

“Në mbrëmje shkova të pastrohesha, Adnani më shikoi dhe më shpjegoi se si qëndrojnë gjërat. Më tha: ‘Dua të jesh njëra nga dashnoret e mia. Sipas ligjeve saudite, mund të kem tri gra ligjore dhe 11 dashnore. Dua të jesh njëra prej tyre. Do të të puth kur të pranosh ofertën time.’ Natyrisht që e pranova. E doja”, shkruan Jill.

Ajo u bë pjesë e haremit dhe për të pritur të bënte dashuri me njeriun e saj të jetës, i duhej të priste katër ditë.

E tëra mori fund kur një natë Adnani kishte hyrë gabimisht në dhomën e saj, duke i sjellë një dhuratë që dedikohej për njërën nga dashnoret e tjera.

Ajo i dha fund lidhjes në vitin 1982 dhe tani thotë, se nuk është penduar për ditët që ishte në lidhje, por e pranon se ka ditë, që i vjen turp, kur kujton se si gjatë asaj kohe femrat të tjera e kishin quajtur prostitutë.

“Unë kurrë nuk kam qenë e tillë”, përfundon ish-dashnorja e sheikut, e cila sot ka një martesë të lumtur dhe tre fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco