VIDEO/ Këngët shqiptare bëhen hit në YouTube nga këta dy të rinj amerikanë

VIDEO/ Këngët shqiptare bëhen hit në YouTube nga këta dy të rinj amerikanë

14:54, 21/04/2019
A+ Aa A-

Dy të rinj në Shtetet e Bashkuara janë bërë jo pak të famshëm dhe viralë në YouTube duke publikuar video ku komentojnë një numër të caktuar këngësh të kombësive të ndryshme dhe nuk kanë munguar as artistët shqiptarë të cilët prej dy artistëve janë vendosur përballë muzikantëve rusë.

Dy amerikanët simpatikë nga makina e tyre votojnë për këngët më të bukura anëembanë botës dhe njëkohësisht komentojnë çdo pjesë muzikore.

Të përzgjedhurat nga Shqipëria ishin: ‘Çika çika’ kënga e Xhensila Myrtezait dhe Adrian Bujupit, ‘Mike’ e Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës, ‘Kalon’ të Lumi B dhe Dafina Zeqirit, ‘Si Bugatti’ të Gjikos, ‘Hava Hava ‘ e Trimit.

Tunde dhe Sade janë treguar mjaft të përfshirë nga ritmet shqiptare dhe ndër të tjera kanë thënë se e duan këtë muzikë. Dhe në fund garën e fiton Shqipëria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco