Balerini i famshëm Albi Nako, sot feston 40 vjetorin e tij të lindjes. Në një postim në Facebook ai ka dashur që të ndaj këtë ditë të shënuar më fansat e tij.
Albi i cili ndodhet nën shoqërinë e trupës së baletit të Televizionit Klan, nuk e tregon se sa vjeç mbush por, thjesht ka dashur që të ndaj këtë ditë të veçantë me miqtë e tij në rrjetin social.
Që në moshe të re është aktivizuar në spektakle të ndryshme si "taxi e rezervuar", "porta e fatit", "maratona e këngës popullore", "kombinat show", "star akademi", "Kënga Magjike" e "diela shqiptare" dhe plot aktivitete në mbare vendin, në televizione të ndryshme dhe në TV Klan ku vazhdon edhe sot.
I suksesshëm dhe i arritur në të gjitha koreografitë e tij të cilat janë duartrokitur shumë nga publiku shqiptar e nga diaspora. Autor i klipit të famshëm "Dashurisë" një tango argjentinase e kërcyer me partneren e tij Klaudia Pepa. Baletet e tij janë artistike, kane stil, karakter të forte, ngjyra dhe emocione.

© SYRI.net