Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vrasje të vogla/ Zbulohet e shkuara tronditëse e Ojas, ja ç’do ndodhë të hënën

Vrasje të vogla/ Zbulohet e shkuara tronditëse e Ojas, ja ç’do ndodhë të hënën

22:50, 22/03/2019
A+ Aa A-

Arzu takohet me Pelinin dhe i tregon për tradhtinë e Mehmetit. Ajo kërkon të dijë me kë e tradhton bashkëshorti por Pelin nuk i tregon gjë. Arzu e fton Ojan në një festë ndërsa Pelin mundohet ta ndalojë. Oja pranon të shkojë.

Dëshmitarët tregojnë ngjarjen e ndodhur vite më parë kur Oja, Merve, Pelin dhe Arzu ishin mikesha të ngushta. Bashkë me shkollën ato shkojnë në një piknik. Katër shoqet ndahen nga klasa e tyre dhe shkojnë të lahen në liqen.

Oja i frikëson vajzat duke bërë sikur u mbyt. Ato vendosin të hakmerren duke e lënë Ojan vetëm në liqen dhe duke ja marrë rrobat. Oja kërkon ndihmë dhe mbetet vetëm në liqen. Profesor Edipi shkon ta ndihmojë Ojan.

Merve dhe Pelin i bindin të gjithë se Oja dhe profesori kanë diçka mes tyre. Ato bindin edhe drejtorin i cili vendos ta përjashtojë nga shkolla Ojan dhe profesorin. Oja asokohe ishte në lidhje me Tajlanin.

Tajlan e lë Ojan pasi beson se ajo është vërtet në një lidhje me profesorin. Ojan nuk e besojnë më as prindërit. Ajo vendos të vetëvritet dhe hidhet nga ballkoni por shpëton. Ngjarjet rikthehen sërish në ditët e sotme.

Pelin ndalon Tajlanin të shkojë në festën ku do të jetë dhe Oja. Arzu gjen një triko në bagazhin e makinës së Mehmetit dhe i kërkon llogari. Oja shkon në festë dhe u jep dhurata fëmijëve të mikeshave.

Arzu pyet Ojan çfarë ka bërë gjithë këto vite dhe nëse e ka harruar të shkuarën. Oja i thotë se nuk është vendi i duhur për të folur dhe i kërkon ta mbyllë këtë temë. Pelin fut në sherr Merven me Ojan. /revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco